Itali/ 8 shqiptarë në pranga, shihni si grabisnin baret dhe shtëpitë

Të paktën 8 shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen për një seri vjedhjesh, kryesisht lokale dhe shtëpi banimi. Operacioni është zhvilluar në komunën e Grazzanise në provincën e Caserta.

Mësohet se hetimet ndaj grupit të shqiptarëve nisën në gusht të vitit 2017, pas vjedhjeve të njëpasnjëshme të bareve dhe shtëpive në zonat e Beneventos, Latina, Salerno dhe Frosinone.

Advertisement

Policia italiane deri më tani ka dokumentuar autorësinë e të paktën 8 vjedhjeve, 6 prej të cilave janë kryer nëpër banesa.

Skema e përdorur nga grabitësit ishte thuajse gjithnjë e njëjtë. Grupi kryente inspektime në zonat ku do të godiste, dhe më vonë riktheheshin për të realizuar grabitjen.

Në shumë raste, shqiptarët përdornin për të transportuar sendet e vjedhura furgona apo mjete me targa të ndryshme.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që bënin pjesë ne grupin e grabitësve, ndërsa mbrëmjen e 12 janarit, dy prej shqiptarëve kishin prerë biletë për të udhëtuar me tren drejt qytetit Modane në Francë për t’iu shmangur policisë italiane.

/Opinion/