Zbulohet i dashuri i Tayna-s, nuk është i panjohur

Tayna është një nga reperet më të reja në ‘showbiz-in’ shqiptar. Ajo ka ardhur deri më tani me disa këngë, të cilat e kanë kthyer këngëtaren e re në një fenomen, për shkak të kërkesave të shumta që ajo ka pasur për koncerte që prej daljes së saj të parë. Reperja përveç jetës artistike, është bërë pjesë e mediave edhe për jetën e saj personale. Edhe pse është përpjekur që ta mbajë të fshehtë, burime për “Arbresh.info” kanë treguar se reperja është në një lidhje me tekstshkruesin dhe drejtuesin e klipeve të “Redbox”, Besjan Rexhaj, i njohur me pseudonimin Kech Montana. Burimet shprehen se dyshja janë prej disa muajsh në një lidhje dhe po kujdesen që ta mbajnë sa më larg mediave. Kujtojmë së në një nga intervistat e dhënë së fundmi, Tayna u shpreh se nuk është në një lidhje, por me sa duket kjo është një mënyrë që reperja po përdor për t’u fshehur. 

35575377_227534514726693_3649555598288093184_n-888x1024-888x1024-1

Advertisement

/WHO/