Që nga koha kur janë bërë prindër, Beyonce dhe Jay-Z po shqetësohen më tepër për shëndetin e tyre.
Ata po përpiqen t’i inkurajojnë fansat e tyre që të kenë një mënyrë jetese më të shëndetshme dhe të ushqehen ekskluzivisht me ushqimet me origjinë bimore.
Dyshja janë një nga çiftet më të fuqishme në botë dhe tani po mundohen ta përdorin ndikimin e tyre për të promovuar veganizmin si pjesë e sfidës së famshme “Veganuary”.
Në një parathënie për librin “The Greenprint”, çifti i famshëm shkroi për ndikimin e veganizmit në stilin e tyre të jetesës. “Fëmijët kanë ndryshuar jetën tonë më shumë se çdo gjë tjetër. Ne e konsideronim shëndetin si dietë – diçka po vepronte dhe diçka jo. Kur filluam të shihnim shëndetin si të vërtetë, në vend që të ushqehemi, u bë një mision për ne që ta ndanim këtë me sa më shumë njerëz të jetë e mundur. Të gjithë ne jemi përgjegjës për shëndetin tonë dhe shëndetin e planetit. Duhet ta ndërtojmë së bashku dhe ta përhapim të vërtetën. A mund të bëhet ky mision një lëvizje”, thanë ata. Ndryshe, në mars të vitit 2018, Beyonce foli për veganizmin gjatë përgatitjeve për festivalin “Coachella” dhe ftoi tifozët të bashkohen me të në një sfidë 22-ditore.