“Ndërroja numrin çdo javë sepse më kërcënonin”, Amber Heard rrëfen jetën e vështirë pasi akuzoi Johnny Depp

Amber Heard ka treguar për herë të parë për jetën e saj pasi denoncoi për dhunë aktorin hollivudian Johnny Depp. Në një intervistë për “Washington Post” ajo zbuloi disa të pathënë që i ka mbajtur të fshehta për në kohë të gjatë. Amber tregoi e trishtuar se i është dashur që të ndryshojë numrin çdo javë për shkak të kërcënimeve të shumta që i vinin dhe madje ka humbur edhe kontrata pune nga ky rast. “Unë po shkruaj si një grua që i duhej të ndryshonte numrin e telefonit çdo javë, sepse merrja kërcënime me vdekje. Ndjeva sikur po gjykohesha në gjykatën e opinionit publik dhe jeta ime varej nga gjykimet e panumërta përtej kontrollit tim”,- u shpreh ajo. Johnny Depp dhe Amber Heard i dhanë fund martesës së tyre në vitin 2016, duke lënë pas një histori që komentohet ende në media. /WHO/

Advertisement