Pete Davidson nuk e takoi Ariana Grande përpara vetëvrasjes

Pete Davidson nuk pranoi të takonte të dashurën e tij Ariana Grande kur ajo mbërriti në studion e tij pasi postoi në mediat sociale se nuk do të ishte ‘më në tokë’. Miqtë e Grandes i thanë Petersonit që ajo kishte ardhur, kur ai shkroi mesazhin e frikshëm në Instagram dhe që më pas e fshiu. Të shtunën, Pete shkroi një mesazh tronditës në një postim të fshirë tashmë në Instagram, i cili i tmerroi miqtë, familjen dhe fansat e tij. Pas komentit, Departamenti i Policisë së Nju Jorkut dërgoi një oficer në studiot e Saturday Night Live në Manhattan për tu siguruar që Pete Davidson ishte në studiot e tja  dhe jo në ankth, sipas NewYork Times. Pete ka një histori me problemet e shëndetit mendor për të cilin ai ka qenë shumë i hapur. Dhe, reperi MGK ka qenë i hapur për varësinë e tij ndaj heroinës.Pete i tha Teen Vogue në gusht, “Unë kam qenë brenda dhe jashtë ambienteve të shëndetit mendor që kur isha nëntë vjeç”, duke shtuar se ai kishte bërë një përpjekje vetëvrasëse në të kaluarën. Babai i tij, një zjarrfikës i New York City, vdiq gjatë sulmeve terroriste në 9/11. Ai shkroi: “Unë vërtet nuk dua të jem më në këtë tokë. Po bëj çmos për të qëndruar këtu për ju, por unë në fakt nuk e di se sa gjatë mund të zgjasë kjo. Gjithçka që kam provuar  të bëja ishte të ndihmoja njerëzit. Thjeshtë kujtojeni se unë ju thashë kështu”. Ai e përfundoi mesazhin me një emoji të zemrës. /Shqip/

Advertisement