Mposhtni gripin duke konsumuar hudhra

Hudhra do t’ua lehtësojë gripin edhe nëse ai është “kokëfortë” dhe nuk ju lëshon gjatë. Duke konsumuar dy apo tre pjesë hudhre në çfarëdo mënyrë të gatuara jo vetëm që do ta lehtësoni gripin por edhe do të rrisni imunitetin tuaj. Nëse dëshironi që të pini një çaj hudhre, e cila sjell shumë përfitime, ju mund t’i shtoni mjaltë apo xhenxhefil për t’ia shtuar shijen. Dr. Shikha Sharma, eksperte e shëndetit thotë se hudhra mund të shtohet në gjella të nxehta apo supë për të luftuar sinusin, ndërsa përfitimet më të mëdha të hudhrës janë ku hahet në gjendjen e saj të papërpunuar. /Shqip/

Advertisement