Revista prestigjioze ”Vogue”, në Britani për muajin janar ka zgjedhur pikërisht Dua Lipën në kopertinën e saj. Ky numër i dedikohet revolucionit që gjenerata e talenteve të reja po sjell në modë dhe jo vetëm.
Dua Lipa si një ndër këngëtaret e cila eci me hapa të mëdha fal zërit dhe talentit së saj, ishte pikërisht frymëzimi që i duhej “Vogue”-t.
Këngëtarja përfaqëson më së miri ”Çështjet e së ardhmes” dhe revolucionin e të rinjve që nuk e kanë aq të lehtë tia dalin në ditët e sotme.
Ajo shfaqet e veshur me fustan të bardhë me pupla, dhe shprehet se është një ëndërr që u bë realitet dhe i kërkon “të gjithëve ta pickojnë”./ATA/