Modelja shqiptare e thotë troç: “Po të mos ishte i martuar (KY mashkull i showbizit), do ishte i dashuri im”

Ai gjithmonë është cilësuar si një ndër meshkujt më seksi të showbizit shqiptar, por që prej shume vitesh ështe në një lidhje te konsoliduar dhe i martuar me këngëtaren Nora Istrefi. Aktualisht Robert Berisha është pjesë e spektaklit të kërcimit “Dance with Me Albania” në Tv Klan ku si partnere ka moderatoren sportive dhe modelen seksi Lei Kraja.

Advertisement

Kjo e fundit ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Shiko kush Luan” në Top Channel ku edhe këtu është ngacmuar për raportin e saj me Robertin. Njëra nga pyetjet që i është Lei-t ka qenë “Nëse nuk do të ishte i martuar a do të ishte Robert Berisha i dashuri yt dhe pse”?

Moderatorja e sportit në Digitalb ka zgjedhur të jetë e sinqertë dhe të mos i bëjë bisht përgjigjes duke pohuar “pse jo”, pasi siç tha ajo ve Roberti është i pashëm, ka trup për tu admiruar dhe tipi i tij është tërheqës.

Më pas, Lei ka sqaruar se pavarësisht këtyre, diçka e tillë nuk mund të ndodhë kurrë pasi Roberti ka në krah një nga femrat më seksi të showbiz-it shqiptar, këngëtaren Nora Istrefi e madje theksoi edhe deklaratën e këtij të fundit që Lein e ka si motrën e tij të vogël./RevistaBordo