Meghan Markle është në pritje të ëmbël. Më në fund lajmi i shumëpritur ka mbërritur nga Kensington Palace pikërisht kur dukët e Sussex kanë mbërritur në Australi për turin e parë mbretëror përtej oqeanit.

Princi Harry dhe Meghan kanë vendosur të lajmërojnë ngjarjen pas martesës së Eugenia të York (ndoshta për mos ti vjedhur skenën). Çifti mbërriti në Sydney duke u mbajtur për dore; ajo buzëqesh dhe duke mbajtur në dorë një sërë dosjesh përpara barkut.

Advertisement

Pardesyja e kaltër që e fshehu mirë gjatë martesës së Eugenia të York, kishte rritur thashethemet rreth një shtatzanie të mundshme, thashetheme që kishin ndjekur njëri-tjetrin për disa javë.

Tani konfirmimi zyrtar vjen nga në profil social i shtëpisë mbretërore angleze. Për pesëmbëdhjetë ditë Meghan dhe Harry do të udhëtojnë në njëmbëdhjetë etapa me 76 ngjarje të planifikuara. Sytë do të jenë të gjithë në barkun e aktores 37-vjeçare amerikane…