Arrestohen Emily Ratajkowski dhe Amy Schumer

Aktorja Amy Schumer dhe modelja Emily Ratajkowski u arrestuan ditën e djeshme bashkë me 300 perosna të tjerë gjatë protestës kundër gjykatësit të apelit Brett Kavanaugh, të emëruar nga Trump si anëtar i Gjykatës së Lartë.

Policia rrethoi protestuesit, të cilët u ulën para ndërtesës së senatit dhe refuzuan të lëviznin prej andej. Protesta pati gjithashtu edhe në Kullën Trump në New York.

Advertisement

“Sot u arrestova gjatë protestave kundër emërimit në Gjykatën e Lartë të Brett Kavanaugh, një burrë që ka abuzuar seksualisht me disa gra. Burrat që kanë lënduar gratë s’mund të jenë në pushtet”, shkruan Emily në Twitter.

Çështja Kacanaugh ngjalli debate të forta kur senatorët republikanë vazhduan me votimin për konfirmimin e emrit të Brett Kavanaugh edhe pasi FBI-ja paraqiti një raport me sulmet seksuale të tij.