Nevina Shtylla: Klan-it i jam mirënjohëse për një sezon fantastik, por…

Nevina Shtylla është prezantuesja më e re e ekranit të “Top Channel”. Pasi moderoi për një sezon në “Klan” bukuroshja brune vendosi të largohej për të prezantuar përkrah Edi Manushit në emisionin “Procesi Sportiv”.

Largimi i saj ishte i papritur dhe kjo i ka habitur ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Advertisement

“Pse ike nga “Klani”? “Klani” të bëri kjo që je sot…”, e pyetii dikush në Instagram.

Nevina reagoi duke treguar arsyen e vërtetë të ndryshimit të madh në karrierën e saj televizive.

“Kjo që jam sot vjen falë të tjerë faktorëve, me në krye familjen time! Kam punuar me shumë përkushtim për gjithçka dhe besoj se e kam merituar çdo feedback pozitiv dhe mbështetjen tuaj. ‘Klan-it’ i jam mirënjohëse për një sezon fantastik, por në ‘Top Channel’ them se do të arrij maksimumin tim, me një investim të vazhdueshëm e mbi të gjitha të mirëmenduar” – ka shkruar moderatorja.