Sepse mosha është thjesht një numër!
Aktori Will Smith zgjodhi një sport ekstrem si bungee jumping, jo atë standard ku hidhesh nga ura, por vendosi të “fluturonte” jashtë helikopterit pranë parkut kombëtar Grand Canyon në Arizona. E gjithë kjo, në sy të familjes dhe shoqërisë.
Will vendosi që të ndajë dhe me fansat këtë moment, duke e publikuar kështu në Youtube dhe Instagram videon e frikshme.
“Jeta është e vështirë, mund të të thyhet zemra, mund të lëndohesh, mund të humbasësh punën, por sërish duhet t’ia dalësh”, u shpreh ai.