Kryeministrja e Zelandës së Re merr beben 3-muajshe dhe të shoqin në punë

Kryeministra e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, është kryeministrja e kryeministreve!

Advertisement

Në Samitin e Paqes Nelson Mandela të OKB-së që u mbajt në New York, ajo u shfaq bashkë me burrin dhe vajzën e saj 3 muajshe.

Derisa t`i vinte radha për të mbajtur fjalën e saj, Jacinda luajti pak me të bijën dhe në kohën kur shkoi drejt foltores për vajzën u kujdes i shoqi. Vogëlushja Neve e vogël tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve, sidomos zotërinjve që ishin ulur pranë saj.

Neve Te Aroha erdhi në jetë më 21 qershor. Ardern iu kthye punës si kryeministre në fillim të gushtit, pas mori gjashtë javë leje lindjeje.

Kryeministrja e ushqen ende me gji të voglën, që do të thotë se Neve duhej të shkonte në New York me të për gjashtë ditët në vazhdim.