Në një intervistë për “You & Me” në Radio ENERGY, Isli Islami tha troç se do dëshironte shumë të puthte një nga vajzat më të ëmbla të ekranit, si Nevina Shtylla.
Duket se kjo dëshirë i është plotësuar moderatorit të “Wake UP”, ku sot kishte të ftuar në studio prezantuesen e re të “Proçesit Sportiv” në Top Channel, krah Edi Manushit.
Ndër të tjera, Nevina u pyet për jetën private, por edhe kësaj here zgjodhi të mos ndajë asnjë detaj rreth statusit të saj. Kaq u desh dhe moderatorja e emisionit, Ori Nebiaj nuk vonoi t’i plotësonte dëshirën kolegut të saj.
“Islit ju përmbush kërkesa,- u shpreh Ori, ndërkohë që moderatori pohonte me kokë.
Sigurisht ai mori një puthje miqësore, por edhe ajo quhet.