Javën tjetër nis projekti “Tirana Bus Terminal”

Friday, December 5, 2025

Javën tjetër nis projekti “Tirana Bus Terminal”, që do të ngrihet në zonën perëndimore të qytetit dhe do të zgjidhë përfundimisht hyrje-daljet e autobusëve interurbanë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në rrjetet sociale, ku thekson se ndërtimi i këtij terminali do t’i japë zgjidhje hyrje-daljeve të autobusëve në Tiranë dhe shpërndarjen e pasagjerëve nëpërmjet mjeteve të tjera të transportit.

“Jemi gati për ‘Tirana West Terminal’. Javën tjetër nisim Terminalin e Autobusëve interurbanë në zonën perëndimore të qytetit që zgjidh përfundimisht hyrje-daljet në Tiranë dhe lidhjen multimodale me bus/biçi/taxi në pjesën tjetër të qytetit!”, shkruan kryebashkiaku në Twitter.

Projekti që është hartuar nga studio prestigjoze ndërkombëtare “GrimshawArch & EBRD” parashikon kushte moderne për lëvizjen e autobusëve dhe shpërndarjen e pasagjerëve, nëpërmjet mjeteve të tjera të transportit. Gjithashtu, ai parashikon mjedise ndihmëse për mirëmbajtje, shërbime e furnizime të mjeteve të transportit; ambiente sociale dhe hoteleri, për akomodimin e udhëtarëve. Stacioni “Tirana Bus Terminal” do të ndërtohet në afërsi të kthesës së Kamzës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -