Adelina Tahiri tregon pse zgjodhi emrin Jon për të birin

Friday, December 5, 2025

Vetë para dy javësh Adelina Tahiri dhe bashkëshorti i saj Serjoza Markov u bënë prindër për herë të parë të një djali që e quajtën Jon.

E pikërisht ky emri i vogëlushit të saj u komentua shumë për faktin se do të kishte një prejardhje shqiptare apo jo.

Në festën e organizuar para lindjes, këngëtarja shpjegoi në intervistën për Privé emrin e djalit.

 

View this post on Instagram

 

??❤️

A post shared by AdelinaTahiri (@adelina_tahiri1) on

“Babai i bashkëshortit tim është lindur në Greqi, afër detit Jon dhe ai ka rrënjët nga atje. Ne e morëm emrin nga deti Jon. Është emër internacional, edhe pse shqiptarët e lidhin me detin.

Më pëlqen se shkon dhe me mbiemrin, Jon Markov. S’ka lidhje me shqiptarizmin, maqedonizmin apo greqizmin. Donim një emër të këndshëm, të shkurtër dhe të kapshëm.”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -