Sot, “Mbretëresha e Pop-it”, feston 60-vjetorin e lindjes.
Në rast se e kishit harruar, sigurisht jua kujton ajo. Madonna vendosi ta festonte ditëlindjen e saj në Marakesh, një qytet në jug të Marokut bashkë me miqtë dhe fëmijët e saj.
“Sot po vendos një tortë në kokë, dhe për 2 ditët e ardhshme”: me 50 miq në Marrakech për një festë që do të zgjasë 3 ditë.
Me rastin e 60-vjetorit, Madonna ka filluar një mbledhje fondesh që do i shkojnë shoqatës bamirëse “Raising Malawi” që mbështet fëmijët jetim dhe fëmijët e sëmurë në Malaui me programe shëndetësore dhe edukuese.
Këngëtarja ka lindur më 16 gusht të 1958 në Michigan, aty ku do të niste historia e pabesueshme e saj.