Pas Floriana Garos, tashmë do të largohet edhe Nevina Shtylla.
Sipas xing.al, sezoni i ri nuk do e gjejë më moderatoren Nevina Shtylla në emisionin e së shtunës “Jo Vetëm Modë”.
Nërkohë, e kontaktuar nga iconstyle.al, Nevina mohoi largimin e saj nga televizioni Klan. Ajo u shpreh se po udhëtonte drejt Shkodrës për të vijuar “Maratonën e Këngës” dhe hodhi poshtë zërat se ajo nuk do të jetë më pjesë e Klan.
Megjithatë bukuroshja 24-vjeçare shtoi se “do të ketë gjëra të reja për të cilat nuk mund të flas ende.”