Në cilin televizion do ta shohim Anjeza Majën sezonin e ri?

Valë largimesh nga një televizion në tjetrin…

E radhës është moderatorja Anjeza Maja, e cila ka vendosur të largohet nga Top Channel pas tre vitesh në prezantimin e emisionit të paradites.

Advertisement

Sipas Anabel, moderatorja nuk do të drejtojë më emisionin “Në Shtëpinë Tonë” me Florian Agalliun në Top Channel, duke mbyllur kështu kontratën me televizionin aktual.

@neshtepinetone

A post shared by ??TV Presenter/TopChannel (@anjezamaja) on

 Por ku do e shohim atë sezonin e ri? Në Tv Klan.

“Besoj që ishte mjaftueshëm eksperienca me emisionin e paradites. Po, kam diçka me Klan-in por nuk do të jem si prezantuese por si protagoniste. Është më shumë diçka që dua ta bëj për kënaqësi. Ky është një vit ku dua të merrem me jetën time, seriozisht.”, ka thënë ajo.

Për më tepër “kam një biznes të vogël që po e ndërtoj dhe do të më kërkojë më shumë impenjim. Kështu, televizionin dua ta shijoj këtë vit me dritat e bukura të spektaklit, vetëm kaq.”