Pas gati 2 muajsh nga ndarja e bujshme, këngëtari nis një lidhje të re

Në fillim të këtij muaji, ylli i “One Direction” u përfol se kishte filluar një romancë me modelen, Cairo Dwek.

24-vjeçari u fotografua në një klub nate në Francë nën shoqërinë esaj, ku dukeshin se po flirtonin hapur. Tashmë nuk ka dyshime, dyshja është në lidhje.

Advertisement

Ditën e djeshme, Liam u pa pranë liqenit në Como- s, Itali teksa fillimisht shëtiti me modelen Cairo Dwek e më pas shkëmbeu puthje pasionante brenda në makinë.

Kjo lidhje me 20-vjeçaren, nisi gati 2 muaj pas ndarjes nga këngëtarja Cheryl (me të cilën ka një djalë, Bear), pasi lajmëruan fundin e romancës së tyre 2-vjeçare e gjysmë.