Pas super pushimeve, në një super koncert!
Mbrëmjen e djeshme Elvana Gjata ndezi gjithë Prishtinën edhe njëherë. Këtë radhë ama surpirzat nuk kishin fund. Këngëtarja zbriti në kryeqytetin e Kosovës me avionin privat të producentit Poo Bear, i cili së bashku me familjen e tij shijuan nga afër performancën e Elvanës në një nga club-et më të mira në vend.
Jo vetëm kaq, por dhe ai zëri i ëmbël i “Mike”, e kemi fjalën për John Shahun, i cili këndoi për herë të parë në skenë pranë saj.
Emocione, brohoritje, kërcime, fishekzjarre e çdo gjë tjetër nuk mjaftojnë vetëm për të përshkuar çfarë ndodhi mbrëmë, por mjafton të shikoni gjithë videot më poshtë.