Era Istrefi nuk do të jetë e vetmja shqiptare që do të performojë në Kupën e Botës

Dy këngëtaret e talentuara shqiptare në Kupën e Botës!

Era Istrefi do të jetë në qendër të vëmendjes së ceremonisë përmbyllëse të Botërorit. Këngëtarja shqiptare do të këndojë këngën “Live it Up” së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam në Luzhniki Stadium gjatë ditës së dielë (15 korrik).

Advertisement

Përveç tyre, në skenë do të ngjitet edhe Arilena Ara. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja e cila ka zbuluar përmes një postimi në Instagram se do të jetë në Moskë, në Kupën e Botës.