Prokuroria e Krimeve të Rënda ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë në lidhje me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Kërkesa e Prokurorisë vjen pas deklaratës së ambasadorit në ikje të Amerikës, Donald Lu, i cili përsëriti sot prapë në një aktivitet se duhen kapur ‘peshqit e mëdhenj’. Ndërsa kryeministri Rama në përgjigjen e tij tha se faji është i gjykatave dhe jo i policisë për këtë.
Prokurorët kërkojnë masën e arrestit me burg për ish-ministrin e kabinetit “Rama 1”, sikurse ka bërë edhe në shkallët e mëparshme, një kërkesë që e ka humbur me faktet e paraqitura përpara gjykatave.
Ish-ministri i Brendshëm Tahiri u la në “arrest shtëpiak” në Shkallën e Parë, e më pas u lirua nga kjo masë në Apel, masë kjo e konsideruar nga organi i akuzës si tepër e lehtë.