Eva Murati sqaron zënkën me Rike Roçin (Video)

Pak kohë më parë, nëpër media qarkulloi një postim e ish-banores së Big Brother, Rike Roçi dhe shqiptares Irid Oxas, teksa bëjnë simbolin e shqiponjës në stadium.

Kaq mjaftoi dhe posti u kthye në mollë sherri midis moderatores Eva Murati dhe vetë Rikes.

Advertisement

Por gjithë këtë keqkuptim moderatorja Eva Murati e shpjegoi në emisionin Adrenalinë në IN Tv.

“Dikush më dërgoi një foto të komentit të bërë. Sigurisht, nuk ishte faqja zyrtare e trajnerit (të Liverpool-it), por gjithsesi, nuk më pëlqeu fakti që i kishte vënë një vizë të madhe gjithë vlerave, gjithë mundit që bëjnë djemtë e Kombëtares, por thjesht i kishte personifikuar vajzat shqiptare si vajza seksi dhe vetëm për këtë Shqipëria duhet të jetë në botëror. Nuk e njihja fare vajzën në fjalë,” -tha ajo.