Ayo mbërrin në Tiranë dhe ka një mesazh para koncertit (Video)

Këngëtarja me famë botërore, Ayo, ka mbërritur tashmë në Tiranë, me rastin e koncertit që do të mbajë sot në darkë tek Amfiteatri i Liqenit.

Pak para se të linte aeroportin e Rinasit, ylli i muzikës botërore ka dhënë një mesazh për të gjithë fansat në Shqipëri.

Advertisement

“Përshëndetje! Unë jam këtu, jam në Tiranë. Jam shumë e lumtur. Shpresoj t’ia kalojmë bukur sonte” -ka thënë Ayo.

Këngëtarja e hiteve “WHO”, “Down on My Knees” dhe “Slow Slow” do të interpretojë mbrëmjen e sotme në oren 20.00 duke argëtuar kryeqytetasit dhe të gjithë ata që mund të kenë ardhur nga rrethet për të shijuar zërin e saj.