“The Light is Coming”, Ariana Grande dhe Nicki Minaj enden në pyll (Video)

Ari dhe Nicki na gëzuan pa masë me klipin e ri të këngës “The Light Is Coming”, me bite të forta, gati për të kërcyer gjithë verën.

Nëse muzika ju ngjan disi e njohur, si “Lemon”, kjo sepse producent është vetë ai, Pharell.

Advertisement

Klipi me regji të Dave Meyers, është vendosur në një pyll në errësirë, ku të dy këngëtaret (më shumë Ariana) enden në të.

 Albumi i katërt i Grande-s, “Sweetener” (që me zor e presim), i cili përmban këngët si “No Tears Left to Cry,” “Bed,” dhe “The Light Is Coming,” pritet të dalë në treg më 17 Gusht.