Hoteli luksoz përfshihet nga flakët, këngëtari i famshëm ia mbath me vrap (Foto)

Ditën e djeshme, hoteli luksoz Mandarin Oriental Hyde Park, në Knightsbridge të Londrës u përfshi nga flakët.

Advertisement

Mes klientëve të hotelit, ishte i pranishëm dhe këngëtari Robbie Williams. Shkaqet janë ende të paditura, por zjarri dhe tymi kanë alarmuar të gjithë njerëzit që ndodheshin në zonë.

Fatmirësisht nuk ka pasur viktima dhe zjarrfikësit kanë bërë të pamundurën, edhe pse zjarri kishte përfshirë një pjesë të madhe të hotelit, saqë tymi dukej edhe nga një largësi shumë e madhe.