Pas lajmit të shtatzënisë, zbulohet gjinia e fëmijës së Ajola Xoxës dhe Erion Veliaj

Vetëm pak ditë më parë Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj dhanë lajmin e bukur se do të bëhen prindër për herë të parë.

Lajmin ata e dhanë në 1 qershor nëpërmjet një fotoje ku uronin edhe festën e fëmijëve. Megjithatë ata nuk zbuluan çfarë jan♪7 duke pritur, djalë apo vajzë?

Advertisement

Burime për Iconstyle zbulojnë Ajola është në muajin e 6-të të pritjes së ëmbël dhe në muajin tetor pritet të vijë fëmija i çiftit. Gjithashtu kryebashkiaku Veliaj gjatë takimit me aktorin e njohur turk Tolgahan Sayisman në Bashkinë e Tiranës, teksa po flisnin për ndryshimet që ka pësuar Tirana së fundmi dhe ftesës që i ka bërë për të mbjellë edhe ai një pemë, konfirmoi për herë të parë se Ajola është në muajin e gjashtë të shtatzënisë. Jo vetëm kaq, por ai zbuloi se do të bëhet baba i një djali.

“Në kohën e Skënderbeut mbilleshin pemë kur martohej një çift dhe kur lindnin fëmijët. Edhe unë do e nis këtë se e kam Ajolën në muajin e gjashtë të shtatzënisë. E kemi çun”, u shpreh Erion Veliaj.