Soni Malaj zbulon planet për martesë dhe fëmijën e dytë

Soni Malaj është një nga këngëtaret më të përfolura në media si për karrierën e saj shumëvjeçare dhe për jetën personale.

Kujtojmë se këngëtarja pas ndarjes nga balerini i njohur Mirko ka vazhduar një lidhje të re me një biznesmen disa vite më të ri se vetja.

Advertisement

Gjatë një interviste në “Mos i fol shoferit” Soni ka zbuluar shumë detaje mbi jetën private si dhe projektet më të aferta.

Në bisedën me gazetaren Rudina Dembacaj ajo ka treguar që marrëdhënia e saj me Klevin po ecën shumë mirë dhe se mes tyre ka shumë dashuri dhe respekt.

Ajo foli gjithashtu në lidhje me dasmën dhe është shprehur :“Jo. Kur digjesh nga qulli i fryn edhe kosit”- duke hedhur poshtë planet për një dasëm mes çiftit.

Këngëtarja si duket ka plane më të mëdha se dasma si për shembull një fëmijë i dytë. “Në fakt e kishim me dëshirë , por puna e kontratave më kanë mbërthyer pak”- ka thënë këngëtarja.