Aktori Albano Bogdo, i njohur për batutat e tij tek Apartamenti 2XL, i ka habitur të gjithë me vendimin e fundit.
Ai ka dhënë një lajm aspak të pëlqyer për ndjekësit e tij përmes një videoje në Instagram, ku thotë se do të heqë dorë përfundimisht nga aktrimi për arsye personale dhe shëndetësore.
“Nuk kam qejf t’i quaj njerëzit fansa gjithmonë më është dukur një term koti. Kështu që të dashur miq, dashamirës dhe thjesht njerëz kurioz që më ndiqni dua t’ju njoftoj se për arsye personale dhe shëndetësore kam vendosur të heq dorë përfundimisht nga aktrimi, totalisht dhe në çdolloj forme.
Do t’ju falënderoj për mbështetjen, fjalët e mira edhe ato të këqija. Dua të falënderoj këdo që ka punuar me mua pa përjashtim dhe ju dua fort të gjithëve dhe këdo që kam lënduar pa dashje iu kërkojë ndjesë dhe iu uroj një jetë të lumtur dhe plotë bekime”, tha ai.
Në një intervistë më parë aktori pranoi hapur se ka pasur probleme me alkoolin dhe i është dashur t’iu drejtohej mjekëve për të kuruar problemet me ankthin.