Koreografi Albi Nako, që është gjithmonë i rezervuar për jetën private, iu tregoi fëmijëve të Piter Panit, një sekret që nuk e ka ndarë me herët me publikun.

I pyetur se cili ishte idhulli i tij i fëmijërisë, Albi thotë: “Idhulli im i fëmijërisë ka qenë Liljana Kondakçi, vdisja për të, e dashuroja, rrija pa gjumë, doja të martohesha… Ka qenë shumë e bukur Liljana në kohën e saj”

Advertisement

Por çfarë ndodhi pas këtij fiskimi prej fëmije? Kur të atit i erdhi mundësia, e prezantoi Albin me Liljanën dhe i tha këngëtares se Albi donte të martohej me të. Nuk ndodhi asgjë pas atij takimi: “Më puthi, më përqafoi dhe kaq…” – tha koreografi.