Pritjes së ëmbël i vjen fundi, Emina Çunmulaj ndan momentet e veçanta (Foto)

Modelja shqiptare Emina Cunmulaj nga momenti në moment pritet të sjellë në jetë bebin numër dy.

Çdo ditë nga jeta e saj mundohet ta ndajë me ndjeksit, shpesh duke prekur edhe traditat shqiptare për të cilat është krenare. Së bashku me bashkëshortin e saj kanë vendosur të mos e zbulojnë gjininë e fëmijës deri sa të vijë në jetë, por përgatitjet i kanë nisur prej kohësh.

Advertisement

Ditën e djeshme, ajo ka postuar një foto në profilin e saj në Instagram ku shfaqet së bashku me bashkëshortin, biznesmenin e njohur Sam Nazarian. Siç e kuptoni edhe nga fotoja, çifti është duke rregulluar një prej atyre karrocave të vogla, ku vendoset i sapolinduri.

We are ready for your arrival baby?

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj) on

 “Jemi gati për ardhjen tënde vogëlush”, -ka shkruar ajo.

Kurse pak orë më parë ka postuar një tjetër foto e buzëqeshur ku shkruan: “Përshëndetje bebi” dhe duket se kanë nisur përgatitjet e para për ta sjellë në jetë.

Hello baby ?

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj) on