Kënga “Girls” e Rita Orës në bashkëpunim me Bebe Rexhën, Charli XCX dhe Cardi B, dita ditës po renditet ndër këngët më të pëlqyera në botë.

Në fillim kënga mori dhe disa kritika për shkak të tekstit, por mesa duket dhe kritikat u kthyen në reklamë për “Girls”. Rita ka folur për këngën dhe bashkëpunimin me tre vajzat, ku për t’u shkëputur është pjesa që ajo flet për patrioten e saj shqiptare, Bebe Rexhën.

Advertisement

Ajo flet me superlativa për të, duke i vlersuar zërin dhe aftësinë e saj për të shkruar tekste të mrekullueshmë për të tjerët në tregun muzikor amerikan.
Në fund Rita thot me krenari: Gjithashtu Bebe është dhe nga vendi im dhe prezanton Shqipërinë (duke bërë shqiponjën me duar).

Pjesën përkatëse mund ta ndiqni në videon e dytë në postimit e “Official Vodafone Big Top 40” në Instagram.