Nesër gjithë sytë do të jenë nga eventi më i rëndësishëm i vitit, dasma mbretërore.
Që kur u mor vesh data e dasmës është folur dhe stërfolur për Princ Harry-n dhe Meghan Markle, ku dita ditës po dalin detaje të reja nga jeta e tyre dhe organizimi i dasmës. Dilemë mbetet fakti se kush do e shoqërojë Meghanin drejt altarit, pasi babai i saj pësoi goditje në zemër, por vëmendja tani ka kaluar te një rregulli mjaft interesant, i cili me siguri s’do u pëlqejë të ftuarve.
Rregulli e thotë qartë se nuk do të lejohen telefonat në mënyrë kategorike. Pra, publiku nuk do të mund të shohë asnjë foto/selfie nga dasma mbretërore. E gjitha kjo bëhet përshkak që e gjithë vëmendja të jetë tek Princ Harry dhe Meghan dhe që atë ditë mediat mos të përballen me ndonjë incident që mund të ndodhë gjatë dasmës së 19 majit.
I njëjti rregull ishte dhe në protokollin e dasmës së Princit William me Dukeshën Kate Middelton në vitin 2011.