Me Xhensila Myrtezajin ç’pati? Do shkriheni së qeshuri me ngatresën që bën spikerja e lajmeve (Video)

Gjatë edicionit të lajmeve në “Report Tv” ditën e djeshme, spikerja Erjona Rusi i ka habitur dhe i ka bërë për të qeshur të gjithë ndjekësit gjatë transmetimit.

Teksa realizonte një lidhje të drejtpërdrejtë me kolegen e saj, ajo padashje ka përmendur emrin e Xhensila Myrtezajt.

Advertisement

“Do të lidhemi drejtpërdrejtë me gazetaren Xhensila Myrtezaj nga redaksia e Report TV”-tha ajo, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e të gjithëve e duke habitur publikun.

Në fakt ky ka qenë një lapsus, pasi spikerja ka ngatërruar mbiemrin e koleges së saj, Xhensila Demollari, me atë të këngëtares, duke shkaktuar mjaft të qeshura tek shikuesit.