Eugent Bushpepa surprizohet pak orë para finales së Eurovision (Foto)

Vetëm pak orë na ndajnë nga finalja e madhe e Eurosong dhe emocionet janë të mëdha për të gjithë shtetet pjesmarrëse.

Këngëtari që përfaqëson Shqipërinë, Eugent Bushpepa, kaloi fazën e parë të suksesit duke u futur në finale me këngën “Mall”. Dhe pikërisht tani që ka më shumë nevojë për mbështetje, Genti mori një mesazh shumë të veçantë urimi.

Advertisement

Mesazhi është publikuar në profilin e tij në Facebook, ndërsa shkruan: “Në prag të Finales së Madhe të Eurovisionit, një mesazh shumë i veçantë arriti sot për Gentin”,- duke zbuluar se mesazhi ka ardhur nga Zamir Sukniqi nga muri i lartë kinez, ku 45 persona nga shtete të ndryshme mbajnë pankarta me shkrimin “Voto 12”, pra Shqipërinë.