Kylie Jenner është përballur me shumë fjalë dhe akuza pas lindjes së fëmijës së saj të parë, vajzës Stormi.
Por më e rënda i erdhi së fundi, ku fansat filluan të aludojnë se e vogla Stormi mund të jetë e bija e truprojës së Kylie, Tim Chung. E gjithë kjo për shkak të ngjashmërisë së madhe që ka Stormi me Tim, por një gjë e tillë u mohua nga Kylie Jenner.
Tim u pyet po ashtu nga gazetarët nëse është Stromi e bija e tij, por ai duke qeshur tha se “Nuk mund të përgjigjem”.