E ftuar në emisionin e përditshëm You&Me në NRG Radio, me Julkën dhe Arjonin, ishte Holta Dulaku, producentja e spektakleve më të ndjekura në Shqipëri si “Dancing With The Stars” apo “Tu Si Que Vales”.
“Peshku” i parë për Holtën rezultoi Turjan Hyska. Prej kohësh është folur nëpër portale largimi i tij nga Vizion Plus për të kaluar në Tv Klan. Arsyeja e largimit nuk dihej ende, por pas mbylljes së emisionit “Oktapod” pritej një lëvizje e re nga moderatori i njohur.
E kështu na e shpjegon Holta të gjithë këtë: “E para njëherë është akoma në 2XL. Çfarë doni të them për Turin? Turi është djalë fantastik, ka bagazh, është i prerë për televizion, është djalë i mençur, shumë simpatik dhe unë i uroj gjithë të mirat”, u shpreh producentja.
Por pas sa kohësh ndodhi ndarja si “çiftet e bukura” ashtu siç e quajti Arjoni.
“Atëherë çifti ka ngelur akoma shumë i bukur, absolutisht po, por këto gjëra në televizion janë më se të zakonshme, edhe nëpër botë. I ka televizioni këto. Rëndësi ka që secili të jetë i drejtë me veten dhe vendimet që merr dhe më pas të bëjë më të mirën e vetes së vet.”, sqaroi Holta.
Megjithatë ndodh shpesh që në televizionet shqiptare, kur largohen personazhet e rëndësishëm që janë figura e tij, largimi shoqërohet me debate.
“Jo, jo, jo, nuk është ky rasti. Turi është rritur në atë televizion. I ka dhënë shumë, siç edhe ka marrë, kështuqë derën e hapur e ka, jemi shumë mirë dhe mënyra e lëvizjes ishte korrekte”, përfundoi ajo.
Mos humbisni intervistën e plotë!