Sukseset e Rita Orës duket sikur nuk kanë të ndalur, pasi çdo ditë ka një lajm të ri për karrierën e saj.
Së fundmi, këngëtarja nga Kosova ka hyrë në listën e këngëtarëve më të pasur britanikë në krah të Ed Sheeran dhe Calvin Harris. Sipas “Sunday Times”, dhe Rita Ora iu është bashkuar listës së muzikantëve të rinj më të pasur me 16 milionë paund.
Përveç faktit se 4 këngët e saj kanë qenë në Top 10 në Mbretërinë e Bashkuar në 12 muajt e fundit, Rita Ora është shfaqur në filmat Fifty Shades dhe ka pasur marrëveshje fitimprurëse me Adidas, firmën e brendshme Tezenis, Rimmel, DKNY dhe Marks & Spencer.
Nga ana tjetër Ed Sheeran fitoi 28 milionë paund vitin e kaluar duke arritur pasurinë e tij në një total 80 milionë paund. Por ai ende ndodhet në vendin e 23-të në listën e muzikantëve më të pasur të Mbretërisë së Bashkuar. Sir Paul McCartney është në krye të me 820 milionë paund.
Calvin Harris është i vetmi që ka hyrë në Top 20 me 140 milionë paund pasuri.