Ditën e djeshme, që ishte dhe e hëna e parë e muajit maj u mbajt mbrëmja e njohur, “Met Gala”.
Teksa parakalonin në teptin e kuq, yjet bënë që të flitej vetëm për ta dhe veshjen e tyre atë mbrëmje. Prandaj dhe revista “People” dhe “Vogue”, kanë zgjedhur të veshurat më mirë të mbrëmjes.
Advertisement Këtë vit, tema e Met Gala ishte “Trupat Qiellorë: Moda dhe Imagjinata Katolike”, e cila tregon se si katolicizmi ka pasur ndikim mbi modën përgjatë gjithë historisë.
Bella Hadid Bella Hadid u paraqit e veshur me Chrome Hearts Official. Një fustan të zi bust me shkëlqim dhe një bolero të zezë të gjatë bashkangjitur në kokë me një kurorë ari.
Rihanna Riri nuk zhgënjen asnjëherë. Veshja e saj ishte tepër madhështore dhe ndër më të komentuarat e mbrëmjes. Këngëtarja u paraqit si një Papë. Detajet e fustanit kishin të bënin me katolicizmin.
Selena Gomez Pas vitit të kaluar ku u paraqit në Met Gala e shoqëruar nga partneri i atëhershëm The Ëeeknd, këtë herë këngëtarja shkeli në tapetin kuq e vetme. Ajo kishte veshur një fustan të personalizuar të Coach, duke qenë se ajo është imazh i kësaj marke dhe po planifikon koleksionin e saj të parë për ‘Coach X Selena Gomez’. Fustanin kishte zgjedhur ta kombinonte me bizhuteri të Tiffany@Co. Ndërsa grimi i saj është krtikuar nga fansat pasi efekti i solarit e ka bërë të dukej si një zombie.
Rita Ora Rita Ora dukej mjaft madhështore me fustanin e zbukuruar Prada. Edhe pse mediat shkruajtën se ajo për këtë paraqitje u frymëzua nga Beyonce, këngëtarja shqiptare bëri të mbahej mend gjatë kjo paraqitje.
Kim Kardashian Kim Kardashian dukej mahnitëse me fustanin me kryqe ngjyrë ari nga Versace. Ky është viti i dytë që ylli i realit show-t shfaqet në këtë event pa bashkëshortin, Kanye West.
Kendall Jenner E veshur e gjitha me të bardha të kombinuar me këpucë Jimmy Choo dhe bizhu të Tiffany&Co, People e fut edhe Kendall Jenner në listën e të veshurave më mirë në këtë event.
Jennifer Lopez Diva Lopez u vesh e gjitha me Blamain të kombinuar me bizhuteri të Tiffany &Co dhe aksesorë nga Jimmy Choo. 48 vjeçarja u shfaq për herë të 10-të në këtë event krah partnerit të saj, Alex Rodriguez.
Travis Scott dhe Kylie Jenner Dukej se ishte mbrëmja e prindërve. Kylie Jenner dhe Travis Svott u shfaqën të veshur me Alexander Wang të frymëzuar nga elementet ushtarake. Dukeshin një dyshe mjaft simpatike.
GiGi Hadid, Barbie Hadid u fut në listën e të veshurave më mirë me fustanin me efekt xhami nga Versace.