Këngëtarja Beatrix Ramosaj është mjaft e lidhur me vëllain e saj Albanin dhe e mbështet në çdo projekt të tij.

Vetëm pak kohë më parë Alban Ramosaj ka publikuar këngën “Ike” dhe mesa duket Trixa është emocionuar kaq shumë sa vazhdon ende të qajë sa herë e dëgjon.

Advertisement

“Kështu bëhem gjithmonë kur performon vëllai im. Ai meriton më të mirat. Ai është një artist i vërtetë, jam shumë krenare për ty. Të urrej, nuk i meriton lotët e mi. Të dua”-ka thënë Beatrix në disa video në Instagram Story.

Nëse nuk e keni dëgjuar edne dhe jeni kuriozë çfarë i shkaktoi kaq emocione të forta kënga Beatriksit, ndiqeni më poshtë:

P.S. Klipi është gjithashtu po aq i bukur sa dhe kënga