Xhensila Myrtezaj është në muajin e tetë të shtatzënisë.
Ajo dhe Bes Kallaku do të bëhen prindër për herë të parë të një vajze.
Aktori i njohur, ka publikuar në Instagram dy video ku shihet bashkëshortja e tij, duke dhënë gjak për analiza tepër e frikësuar.
Besi ka thënë se Xhensila fillon e qan para se të dalë nga shtëpia ditën kur ka për të bërë analiza. “Lot, lot, lot me kte video, edhe ne videon e dyte shikoni rezultatin e shtrengimit te dores. Nis e qan akoma pa dal nga shpia diten qe ka analizat. Hahhaahahah, mos i thoni gjo Xhensiles. Hahaha”, shkruan komediani.
Oh Xhensila, do kalojë shpejt…