Eleni Foureira këtë vit do të përfaqësojë Qipron në Eurovizion me këngën “Fuego”.

Megjithatë, gjesti që bëri ditën e djeshme, duke bërë simbolin e shqiponjës me duar bashkë me këngëtarin tjetër shqiptar Eugent Bushpepën, nuk u prit aspak mirë nga mediat greke.

Advertisement

She’ll literally light up the ESC stage!!! @foureira you rock girl!!?

A post shared by Eugent Bushpepa (@eugentbushpepa) on

Madje këto të fundit e hiperbolizuan veprimin duke e sulmuar ashpër këngëtaren. Por më në fund ka ardhur edhe reagimi i vetë Foureiras e cila shkruan:

“Muzika është për të bashkuar dhe jo për të ndarë njerëz, e prandaj jam këtu pa asnjë lidhje me gjithë këto çështje nacionaliste që disa njerëz më akuzojnë mua. Me të vërtetë e dua Greqinë dhe askush e asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë. Le të shkojmë tani e të përfaqësojmë Qipron në mënyrën më të mirë”, duke i dhënë kështu fund kësaj çështjeje.