Ditën e djeshme, në mënyrë të mistershme, aktorja Blake Lively boshatisi tërësisht Instagramin e saj dhe iu bëri “unfollow” të gjithëve (përfshirë këtu dhe bashkëshortin e saj Ryan Reynolds), përveç 36 vajzave të quajtura Emily Nelson, të cilat i bëri “follow” me vetë dorën e saj.

Advertisement

E gjitha kjo vetëm që ditën e sotme të promovonte filmin e titulluar A Simple Favor të zhanrit mister, ku pjesë e kastit është Anna Kendrick dhe Henry Golding (Crazy Rich Asians).

Njihuni me Emily Nelson, personazhi i saj, e cila zhduket papritur duke krijuar kështu misterin e gjetjes së saj për Kendrick.

Nga klipi duket sikur është vetë Serena van der Woodsen në të 30-at, e cila punon në New York, me modën e veshjet e saj, të cilat i shtojnë edhe më shumë intrigat në këtë film.

? … (SOUND UP!!!?????)

A post shared by Blake Lively (@blakelively) on

 Lind pyetja, a ja vlejti e gjithë kjo për këtë? Mbetet për të parë…