Vitet e fundit teknologjia po cilësohet pa frikë si profesioni i së ardhmes, duke bërë që shumë studentë të priren për të ndjekur studimet në këtë degë.
Teknologjia është një profesion që nuk njeh as kufij e as flamuj, për këtë arsye një nga Universitetet më të mira në Francë në fushën e Tekonologjisë, ka zgjedhur të vijë dhe në Tiranë për t’i dhënë mundësi dhe studentëve shqiptarë të marrin dijet e duhura në këtë fushë e më pas të mos kufizohet për të punuar vetëm në vendin tonë, por ta zgjedhin vetë shtetin ku duan të punojnë.
Po flasim për universitetin Epitech, i cili është universiteti i parë i huaj në Shqipëri dhe që nuk kërkon të akreditohet këtu, por vetëm të licensohet, sepse diploma është franceze dhe është e akredituar atje.
Lidhur me këtë risi, në emisionin “You&Me” ishte i ftuar Drejtori Menaxhues i Epitech në Ballkan, Z. Armend Tahiraj. Ai tha se Tirana është pika e 17-të e Universitetit Epitech dhe aktualisht janë në 12 qytete të Francës dhe vitin e kaluar kanë hapur degë të tyre në Barcelonë, Berlin, Bruksel edhe në Tiranë. Kështu që sipas Tahiraj, Tirana ka marrë kredibilitetin e rrugës qendrore.
Si funksionon ky binjakëzim dhe çfarë fati na sjell ne?
“Së pari krijon një sistem cilësor të mësimit, që do të thotë, ne kemi ardhur këtu për kompanitë lokale, sepse nësë ne duam të informojmë shqiptarët mund t’i marrim në Francë. Kemi ardhur në Shqipëri, që është pikë referente për të gjithë Europën Lindore dhe mos u habisni kur nesër të shikoni studentë nga gjithë Europa Juglindore. Gjithashtu kemi dhe dy studentë amerikanë që janë regjistruar këtë vit në universitetin tonë dhe do të vijnë nga Amerika në Shqipëri. Jemi duke sjellë studentë francezë, gjermanë, një pjesë nga Azia që janë të interesuar të vijnë në Shqipëri.
Çfarë përfitojnë studentët që studiojnë në Epitech?
Tre vitet e para do të vijohen në Shqipëri. Intinerari për të gjithë studentet e Epitech në të gjithë botën është i njëjtë, fillojnë në pikën e qytetit ku kanë zhvilluar tre vite bachelor, dy vite të tjera janë jashtë shtetit, të detyrueshme dhe mundësinë ja ofrojmë ne. Kemi mbi 60 partnerë me emra shumë të rëndësishëm si MIT në Australi, Barclay në Amerikë, etj, që vitin e katërt mund ta zhvillojnë atje dhe vitin e pestë është në Paris për të gjithë studentët e Epitech në të gjithë botën.
Ne garantojmë dhe punën dhe në Shqipëri dhe jashtë shtetit, sepse ne kemi rreth shumë të ngushtë me mbi 30 mijë partnerë botërorë, pasi ata kanë besimin në informimin tonë gjatë pesë viteve, por në shqipëri kemi vënë një kuotë për shqiptarët, 100 studentë në vit.
Nëse doni të bëheni pjesë e këtyre 100 studentëve nxitoni të informoheni pranë Epitech, i cili ndodhet tek Tirana Busness Park, pranë aeroportit të Rinasit.
Për më shumë informacion mbi mënyrën si funksionon regjistrimi dhe kriteret e pranimit ndiqni intervistën e plotë me Drejtorin Menaxhues të Epitech në Ballkan, Armend Tahiraj në “You&Me” në Energy Radio.