Ekskluzive, Chaud Patate/ Klea Huta me një projekt të ri televiziv

Si çdo mëngjes, dhe sot jemi zgjuar me shumë energji me emisionin “Chaud Patate” në Energy Radio, ku nuk kanë munguar batutat, rimat dhe të informacionet më të fundit nga showbizi.

Ndër të tjera moderatorët e “Chaud Patate” sot zbuluan se ku do ta shohim së shpejti moderatoren dhe këngëtaren Klea Huta. Sipas disa burimeve të afërta, Klea do të fillojë një emision të ri në Top Channel. Nuk dihet ende se për çfarë projekti bëhet fjalë, por s’na mbetet gje tjetër veçse të presim që Klea të zbulojë diçka konkrete.

Advertisement

Kujtojmë që Klea, përveçse si këngëtare ka qenë pjesë e shumë projekte të rëndësishme si moderatore, si “Gjeniu i Vogël”, “Maratona e Këngës Popullore”, etj. Kohët e fundit ajo është përfolur shumë dhe për lidhjen me kompozitorin e njohur Elgit Doda, duke u konsideruar si një nga çiftet më të bukur të showbizit shqiptar.