Zayn po vuan për ndarjen nga Gigi, e do atë sërish në jetën e tij

Lidhja e tyre gëzoi shumë fansa, ndërdsa ndarja e tyre mërziti shumë të tjerë…

Po flasim për Zayn Malik dhe Gigi Hadid, të cilët para një muaji i dhanë fund lidhjes së tyre 2-vjeçare për arsye që si kuptuam.

Advertisement

Por mesa duket Zayn do që të rikthehet sërish me Gigin edhe pse ndoshta vetëm si shokë. Këngëtari i njohur e ndjen që vetëm Gigi e kuptonte atë dhe dëshpërimin e tij e si rrjedhojë po i mungon suporti i supermodeles.

“Për Zayn edhe pse si shoqe ndoshta, e do Gigin në jetën e tij sepse ajo është e vetma që di t’ia qajë hallet”,- u shpreh një burim i afërt me Zayn për Hollywoodlife.com.

Kujtojmë që para disa ditësh këngëtari u fotografua duke shkuar në apartametin e Gigi-t dhe dyshimet për një rikthim të tyre janë të mëdha.