Gjendet sozia e Trump, por ajo është një femër (Foto)

Përgjithësisht jemi mësuar të shohim sozi të shumë personazheve të njohur me të njëjtën gjini, por rasti i Donald Trump është ndryshe nga të tjerët.

Një grua e moshuar në Spanjë ngjan shumë me Doland Trump dhe kjo u kuptua pasi fotoja e saj u bë virale.  Gazetarja Paula Vazquez po punonte mbi një artikull për fermerët dhe dëmshpërblimet për stuhitë, sipas Newsweek.

Advertisement

Ajo foli me Dolores Leis Antelo, e cila jeton në një fermë në Cabana de Bergantinos, i bëri një foto dhe e postoi në Instagram. Vasquez tha për median spanjolle Faro de Vigo, se ajo nuk e kishte vënë re ngjashmërinë mes Trump dhe Antelo. Por njerëzit online, po.

Ka dhe nga ata që me ironi shkruajnë “Ndoshta është e motra po ai nuk di gjë”.