23 Prilli në Turqi njihet si “Dita e Sovranitetit Kombëtar dhe Festës së Fëmijëve”.
E pikërisht për këtë, aktorja bukuroshe, Almeda Abazi, e cila jeton dhe zhvillon karrierën e saj në Turqi, për të uruar këtë ditë, ka postuar në Instagramin e saj një foto të fëmijërisë së bashku me motrën, Ildën, dhe nënën e tyre.
Në këtë foto i shohim mjaft të lidhura me njëra-tjetrën, pasi siç e tregoi edhe vetë ajo gjatë intervistës në You&Me në Radio Energy: “Familja është jetë”.
Aktualisht Almeda ndodhet në Shqipëri për të prezantuar edicionin e shtatë të “Dancing With The Stars”.