Mariah Carey akuzohet sërish për ngacmim seksual! Këtë herë nga ish-menaxherja

Friday, December 5, 2025

Problemet për Mariah Carey-n sapo kanë filluar…

Ish-menaxherja e saj, ka hapur një betejë ligjore me këngëtaren për shkelje të kontratës dhe ngacmime seksuale. Të premten, avokatët e Bulochnikov-it paraqitën akuzën e tyre, sipas së cilës kërkojnë dëshpërblim për shkak të padrejtësive kundrejt Stella-s.

Detaje më specifike nuk janë bërë ende të ditura, por sipas TMZ, Bulochnikov e akuzon këngëtaren se e ka pushuar nga puna padrejtësisht. Madje, ajo ka abuzuar seksualisht me të, ku burimet raportojnë se këngëtarja zhvishej para menaxheres. Një tjetër pretendim i avokatit të ish- menazheres deklaron se ylli i muzikës është i varur nga alkooli dhe marijuana.

Ky nuk është rasti i parë që Mariah Carey akuzohet për ngacmim seksual. Në nëntor të 2017-ës, kompania që kujdesej për sigurinë e saj e kërcënoi se do ta padiste, sepse ajo s’kishte paguar faturat e majme dhe kishte ngacmuar seksualisht pronarin e kompanisë. Sipas tij, Mariah i kishte kërkuar të vinte në dhomën e saj për të lëvizur disa valixhe, por ishte shfaqur e veshur në mënyrë provokuese, në fakt më shumë të zhveshur.

Momentalisht artisja është në terapi të vazhdueshme për bipolaritet të shkallës së dytë, që përfshin depresion, pagjumësi, hiperaktivitet dhe irritim.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -